Gazeta prestigjioze spanjolle thotë se goli i Real Madridit kundër Chelseat është dashur të anulohet

Gazeta prestigjioze spanjolle thotë se goli i Real Madridit kundër Chelseat është dashur të anulohet

Gjysmëfinalja e Champions Leagues mes Real Madridit dhe Chelseat është ende në balanc.

Nuk ka dyshim se anglezët ishin skuadra më e mirë në ndeshjen e parë në ‘Alfredo Di Stefano’, por u ndalën me një barazim 1-1, transmeton Periskopi.

‘Të Kaltërit’ startuan fuqishëm dhe është dashur të kalonin në epërsi, por Timo ëerner disi huqi nga gjashtë metra largësi. Fatmirësisht për gjermanin, bashkëlojtari i tij, Christian Pulisic shënoi për 1-0 në minutën e 14-të.

Mirëpo, nga askund, Reali barazoi. Militao riktheu topin në zonën e rrezikshme nga një ndërprerje dhe Benzema në mënyrë brilante gjeti hapësirën për ta ngulitur topin në rrjetë.

Nuk pati shumë ankesa nga mbrojtësit e Chelseat por goli nuk është dashur të pranohet.

Epo, të paktën kështu thotë e përditshmja spanjolle ‘Marca’.

Një ekspert i referimit për gazetën u shpreh: ”Casemiro shkaktoi ndërhyrje të palejuar në Cesar Azpilicuetan para se [Eder] Militao të gjuajë nga Benzema, i cili shënon,” tha Juan Andujar Oliver. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: