Gazeta boshnjake: Vëllai i ministrit të Bosnjë e Hercegovinës rrahet për vdekje në Beograd
Është vrarë në Beograd vëllai i ministrit federal të Bosnjë e Hercegovinës, Vojin Mijatoviq.
Siç shkruan sot gazeta boshnjake Dnevni avaz ka mësuar jozyrtarisht se dje pasdite në Beograd është vrarë Gjorgje Mijatoviq, vëllai i vogël i Vojin Mijatoviqit.
Sipas raportimit të Dnevni Avaz, ai ka tentuar ta mbrojë djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh të cilët më pas e kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë.
Sulmi ka ndodhur të dielën rreth orës 15:10.
Policia ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar të dyshuarin. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa për në Beograd ka udhëtuar Mijatoviq.
Vojin Mijatoviq është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Bosnjës. Ai është i lindur në Banjallukë nga prindër të etnisë serbe.