Gavi fiton çmimin futbollisti i ri më i mirë në botë
Është duke u mbajtur cermonina e “Topit të Artë” në Theatre du Chatelet në Paris.
Favoriti i natës së sotme për ta fituar këtë çmim të madh është Karim Benzema që kaloi një sezon fantastike me Real Madridin, shkruan Periskopi.
Ndërkaq mesfushori i ri i Barcelonës Gavi e ka fituar çmimin Kopa Trophy 2022 (futbollisti i ri më i mirë në botë).
Kujtojmë se ndër vite Messi është lojtari që ka fituar “Topin e Artë” për shtatë herë, pas tij vjen Ronaldo me pesë herë.