Gati u përplasën fizikisht – Momenti kur asambleisti i LDK’së i afrohet Bulliqit (VIDEO)
Pas përplasjes verbale që patën, asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Rrahmani, i është afruar Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit.
Në pamjet e publikuara, menjëherë pasi Rrahmani i afrohet Bulliqit, aty shkojnë asambleistët e tjerë të cilët u hyjnë në mes për të parandaluar ndonjë konfrontim fizik.
Mirëpo, nuk dihet se çka folën mes vete pasi mikrofoni ishte i ndalur
Paraprakisht, Rrahmani i është drejtuar disa herë Bulliqit duke e quajtur tradhtar.