Gati sa nuk plasi grushti mes Chisoras dhe Puleve në matjet zyrtare, ndërhyjnë edhe sigurimi
Chisora dhe Kubrat Pulev takohen nesër në një mbrëmje gjigante boksi, për brezin e peshave të rënda.
Dyshja pothuajse u përplasën në skenë kur u takuan në peshimet zyrtare para meçit të së shtunës, shkruan Periskopi.
Në momentin kur të dy boksierët u afruan me njëri tjetrin ballë për ballë sigurimi ndërhyri për t’i ndarë ata.
Kujtojmë se Chisora është pa fitore në tre duelet e tij të fundit, pas humbjes nga Oleksandr Usyk dhe Joseph Parker dy herë.
Ndërkohë Pulev u nokautua nga Anthony Joshua në dhjetor të vitit 2020, por u kthye duke mposhtur Jerry Forrest në maj./Periskopi/