Gati ndryshimi revolucionar në futboll: Kërkohet që pushimi mes pjesëve të zgjatet në 25 minuta

Gati ndryshimi revolucionar në futboll: Kërkohet që pushimi mes pjesëve të zgjatet në 25 minuta

Ligjvënësit e futbollit – Bordi Asociativ i Futbollit Ndërkombëtar – pritet të mbajë mbledhjen e përvjetshme të biznesit të enjten.

Në mesin e gjërave që do të diskutohen në mbledhjen virtuale raportohet se do të jetë kërkesa radikale që pushimi mes pjesëve të zgjatë 25 minuta.

Rregullorja aktuale potencon se ‘lojtarëve u lejohet një interval pas pjesës së parë, që nuk duhet të kalojë mbi 15 minuta.’

Mirëpo, Federata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka vënë përpara një mocion duke kërkuar që rregullorja ndërkombëtare e lojës që pushimi të zgjatet për 10 minuta në rrethana të caktuara.

Sipas një raporti nga ‘Daily Mail’, CONMEBOL dëshiron opsionin e kohës shtesë në mënyrë që të organizohet skena për spektakle ekstravagante pas pjesës së parë, gjë që praktikohet NFL në Super Bowl.

Slotet komerciale gjatë pjesës së parë në ngjarjen e shfaqjes së futbollit amerikan shkuan për 5.5 milionë dollarë (4.1 milionë £) në fillim të këtij viti, pasi kompanitë luftuan për të siguruar reklama 30 sekondash para dhe pas një shfaqjeje nga artisti me famë botërore ‘The Weeknd’.

Natyralisht, CONMEBOL nuk do të arrijë as për së afërmi këta numra me spektaklet e tyre mes pjesëve, por ata kërkojnë të përfitojnë nga benefitet financiare që mund të ofrojnë pushimet mes pjesëve.

Si pjesë e kërkesës, CONMEBOL madje thuhet se ka potencuar se zgjatja e pushimit mund t’u ndihmojë trajnerëve që të përgatisin më mirë skuadrat.

Ekspertët që punojnë në emër të IFAB besohet se kanë rezervime masive rreth propozimit, teksa pretendojnë se periudha më e gjatë e joaktivitetit do të ngriste mundësitë që lojtarët të lëndohen më lehtë.

Në vitin 2009, FIFA bëri një përpjekje për ta zgjatur pushimin në 20 minuta, por u desh të tërhiqej pas reagimeve të tmerrshme të fansave ndaj këtij plani. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: