Gati ia shkuli kokën nga trupi me shkundje e shuplaka, reagon xhudistja gjermane pas ‘dhunës’ nga trajneri

Gati ia shkuli kokën nga trupi me shkundje e shuplaka, reagon xhudistja gjermane pas ‘dhunës’ nga trajneri

Martyna Trajdos, xhudistja e cila u shkund dhe u godit me shuplaka nga trajneri i saj para garës në Lojërat Olimpike, ka thënë se gjithçka ka qenë brenda kornizave të sportivitetit dhe ritualit para garës.

 

Pamjet televizive e shfaqen trajnerin Claudiu Pusa duke e shkundur dhe duke e goditur dy herë me shpullë në fytyrë xhudisten e vet, raporton Gazeta Express.

Trajdos pësoi disfatë ndaj hungarezes dhe u largua nga Tokio duar thatë.

Pas meçit ajo që mori vëmendje nuk ishte humbja e saj, por fakti që trajneri e bëri një veprim të tillë që u dënua nga tifozët dhe të tjerët.

Por Trajdos e ka mbrojtur trajnerin e vet, duke thënë se është kërkesë e vet asaj për t’u ndezur para garës.

“Trajneri im po e bën thjesht atë që unë dëshiroj që ai ta bëjë për të më ndezur para garës”, tha Trajdos.

Trajdos, e cila e humbi luftën në kategorinë 63 kilogramë, shtoi: “Duket se nuk ishin mjaft të forta”.

“Do të doja t’i kisha pushtuar ballinat për diçka tjetër sot. Ai është një ritual të cilin e bëj para garës”, shpjegoi ajo.

Shpërndaje në: