Gashi: Vetëvendosje po negocion me Milan Raoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar lidhur me përgjimet që u publikuan mes shefes së grupit parlamentarë të VV’së, Mimoza Kusari-Lila dhe kryekriminelit serb Milan Radojçiq, shkruan Periskopi.
Gashi u shpreh se sipas këtyre përgjimeve të publikuara nga Paparaci, Vetëvendosje rezulton se po negocion me Milan Raoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së.
“Nga përgjimet e publikuara nga gazeta Paparaci, rezulton se Vetëvendosje po negocion me Milan Raoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së.Paga e veteranëve ka qenë debati kryesor i ligjit për pagën minimale.”– ka shkruar ai.
Sipas tij kjo është një gjendje alarmante, pasi që interesa të rëndësishme të vendit po diskutohen me figura që kanë vepruar kundër shtetit tonë.
“Kjo është një situatë alarmante, ku interesa të rëndësishme të vendit po diskutohen me figura që kanë vepruar kundër shtetit tonë.”– ka përfunduar ai./Periskopi