Gashi thotë se është sulmuar nga “ushtria e poshtër e Albin Kurtit”
Opinionisti, Dardan Gashi thotë se është sulmuar nga “ushtria e poshtër e Albin Kurtit”, duke ia bërë një ndërlidhje gjoja ai ka thënë se e ka mikë Goran Rakiqin.
Një rrjetin social facebook, ka qarkulluar një fotografi e Gashit, duke shkruar në të se ai e ka mik Goran Rakiqin.
Gashi ka thënë se qëllimshëm ngërzitë e lidhur me Albin Kurtit ia kanë devijuar një deklaratë që e ka dhënë në Debat Plus në RTV “Dukagjini”.
“Unë kam deklaruar se Nenad Rashiqi, i cili ka qenë dy here ministër, të cilin e kam mikë dhe e respektoj. Kam thëne se vendimi për të emëruar atë ka qenë anti kushtetues, por është vendim i mirë. Por, ushtria e poshtër e Albin Kurtit ka vërshuar në facebook, duke ma montuar një fotografi gjoja kam thënë se e kam mik Goran Rakiqin. Unë kam folur për Rashiqin, jo per Rakiqin. Por kjo është mënyra se si Kurti mundohet të denigrojë. Këso veprime Qeveria Kurti bënë çdo javë. Kjo ndërlidhje është bërë me qëllim, si nxitje ne urrejtje dhe në dhunë”, ka qenë shpjegimi i Gashit, më të cilin janë pajtuar analistët se ai në debate ka deklaruar se e ka mik Nenad Rashiqin e jo Rakiqin.
Gashi u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta hetojnë këtë rast të linçimit.
“Çdo njeri që e kritikon qeverinë Kurti është njëfarë tradhtari, një njeri që nuk ia don të mirën Kosovës, pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme të Kurtit në veri”, ka thënë tutje Gashi.