Gashi: Sot inauguruam çerdhen në fshatin Milloshevë, të angazhuar që të ofrojmë kushte për edukimin e brezave të rinj

Gashi: Sot inauguruam çerdhen në fshatin Milloshevë, të angazhuar që të ofrojmë kushte për edukimin e brezave të rinj

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se sot kanë bërë inagurimin e çerdhes në fshatin Milloshevë.

Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ky projekt është mirëpritur nga banorët e fshatit.

“Përfundimi i një projekti të tillë është shumë i mirëpritur nga banorët e fshatit Milloshevë dhe zonave përreth. Ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të angazhimit tonë për të ofruar kushte të përshtatshme për edukimin e brezave të rinj, fëmijëve tanë. Përkushtimi ynë në sigurimin e një të tashmeje të mirë për ta, mbetet garanci e një të ardhmeje të ndritur”, ka thënë Gashi

 

Njoftimi i plotë:

Së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, kryesuesen e Kuvendit Komunal, nënkryetarin, drejtorët komunalë, asambleistët dhe bashkëpunëtorët, sot kemi inauguruar çerdhen në fshatin Milloshevë. Ky projekt u realizua në bashkëpunim mes Komunës së Obiliqit dhe MASHTI-t, si rezultat i kërkesave të vazhdueshme nga ana e komunës për realizimin e tij.

Përfundimi i një projekti të tillë është shumë i mirëpritur nga banorët e fshatit Milloshevë dhe zonave përreth. Ky projekt përfaqëson një vazhdimësi të angazhimit tonë për të ofruar kushte të përshtatshme për edukimin e brezave të rinj, fëmijëve tanë. Përkushtimi ynë në sigurimin e një të tashmeje të mirë për ta, mbetet garanci e një të ardhmeje të ndritur.

Falënderoj Ministren Arbërie Nagavci për mbështetjen dhe Drejtorin Komunal të Arsimit për përkushtimin e tij në realizimin e këtij projekti!

 

Shpërndaje në: