Gashi: Qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti, fajtor për këtë situatë është Kurti

Gashi: Qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti, fajtor për këtë situatë është Kurti

Kandidati i LDK’së për deputet Arben Gashi ka reaguar për reduktimet e ashpra me energji elektrike që po ndodhin, shkruan Periskopi. 

Gashi u shpreh se për 4 vjet Qeveria Kurti ka shpenzuar 700 milion euro për blerje  të energjisë, tregtar i së cilës është Martin Berishaj.

“Per 4 vjet, mbi 700 milion euro të shpenzuara për blerje të energjisë elektrike nga jashtë! Tregtari kryesor i kësaj energjie është Martin Berishaj”, ka shkruar ai.

Tutje Gashi theksoi se fajtor për këtë gjendje është Kurti.

“Qeveria e Kosovës, në vend që ta ndalojë këtë gjakderdhje financiare, po e mundëson atë. Ndërkohë, qytetarët anembanë vendit po ngrijnë nga i ftohti. Fajtor për këtë situatë është Albin Kurti”, ka  përfunduar Gashi.

Shpërndaje në: