Gashi për ofertën e Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni qeverisës.
Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo formule të bashkëpunimit ndër opozitar dhe se nuk ka ndonjë kusht ose kërkesë.
Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se e falënderon Haradinajn për dëshirën e shprehur, por LDK nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare. E falënderoj shumë Haradinaj për dëshirën e shprehur, por LDK i ka qëllimet e qarta që nuk hap koalicion parlamentar”, tha Gashi për Front Online.