Gashi për deputetët e VV: Tani a do t’i tërheqin statuset e tyre që shpërndanin “fake news” të Slobodna Bosnes
Pasi media boshnjake e fshiu dhe e rikthej pjesën e rrejshme ku pretendon se Periskopi dhe Nacionale janë financuar nga Serbia, ka reaguar edhe analisti Astrit Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi pyeti nëse deputetë dhe ministra të shtetit do të tërheqin statusat që e shpërndan lajmin e rrejshëm të Slobodna Bosnes.
Postimi i plotë:
E tash a do ti terheqin statuset e deklaratat edhe ata deputet e zyrtare te shtetit e ministra, qe jo vetem se transmetonin “fake news” te “Slobodna Bosna” por shkonin edhe pertej duke e komentuar si dhe thirreshin ne te dhe e mbronin ate.
Per RTK nuk ke cka te folet. Krasta eshte aty vegel e pushtetit, ka qene dhe do te jete, andaj nuk e kam asnje pritje nga ai!