Gashi në Mazgitin e Ulët: Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim

Gashi në Mazgitin e Ulët: Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhaferi Gashi me numër 11, ka thënë se ka vizituar gratë e fshatit Mazgit i Ulët ku ka prezantuar programin e LDK-së.

Nga atje, ai falënderoi për angazhimin kryetaren e Forumit të Gruas, Vlora Mjekiqi Kabashi.

”Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku, me përkushtim dhe punë të palodhshme”, ka shkruar Gashi.

Postimi i plotë:

Së bashku me Lindën, zhvilluam një takim shumë të frytshëm me disa zonja nga Mazgiti i Ulët, ku prezantuam programin dhe vizionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi u mirëprit me entuziazëm dhe mbështetje të fuqishme për të ardhmen që duam të ndërtojmë së bashku për Kosovën.

Falënderoj familjen Zeqiri për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e këtij takimi, si dhe zonjat e nderuara për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe besimin që na jepni çdo ditë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetaren e Forumit të Gruas, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e saj së bashku me strukturat e Forumit të Gruas.

Ndryshimi nuk është vetëm një dëshirë, është një zotim që do ta realizojmë së bashku, me përkushtim dhe punë të palodhshme.

#LDK124

#LumirAbdixhiku01

#XhaferGashi11

#LindaBekteshi66

Shpërndaje në: