Gashi: Në Gurrakocin e pathyeshëm të besës me LDK-në, drejt fitores së madhe
Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi ka marrë pjesë në tubimin e madh të mbajtur në Gurrakoc të Istogut.
Ai ka thënë se Gurrakoci është vendi ku atdhetarët u bën gurëthemel i shtetit dhe se është vend i pathyeshëm i besës me LDK-në.
“Çfarë Gurrakoci, çfarë LDK-je, çfarë shprese, çfarë krenarie që veç në Istog i ndjen! Aty ku atdhetarët u bënë gurëthemel i shtetit, në Gurrakocin e pathyeshëm të besës me LDK-në”, ka shkruar Gashi.
“Gurrakoci dhe i gjithë Istogu, sot bashkë, në festën e madhe të fitores. 9 shkurti është dita jonë”, ka thënë kandidati i LDK-së për deputet.