Gashi ironizon me Kurtin: Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së me numër 14, Arben Gashi, ka ironizuar me Kurtin pas një tubimi në Breg të Diellit.
Gashi ka thënë se “kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla”.
“Rritja jonë është frika e madhe e tyre. Llapi dhe e tërë Kosova do ta deshmojne këtë. Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova. LDK-ja është në festë”.