Gashi i pensionistëve: Kurti po mendon që jemi aq budallë saqë na nuk po e dijmë që po e bën për fushatë

Gashi i pensionistëve: Kurti po mendon që jemi aq budallë saqë na nuk po e dijmë që po e bën për fushatë

Kryetari i Lidhjes së Organizatave Komunale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Njiazi Gashi gjatë një interviste në Periskopi i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti pasi i rriti pensionet për 20 për qind, shkruan Periskopi.

Gashi tha se nuk bien pre e këtyre vendimeve, pasi siç thotë ai kjo është bërë në kohë të fushatës zgjedhore.

“Edhe nëse nuk është ai realitet është, se po bëhet në një kohë para fushatës zgjedhore. Pse nuk u bë deri tash dhe pse tash. Po më befasojnë këta me naivitetin e tyre, aq naiv, shkurtpamës, aq të padijshëm sa që menojnë që na jemi shumë budallë që nuk po e dijmë që po e bëjnë për fushatë dhe këtë nuk mund të na shesin…E dyta: Mendojnë me na jap 20 për qind dhe t’i harrojë krejt abuzimet që t’i ka bë për 5 vjet dhe hjek dorë krejt prej tyre”, tha Gashi ndër të tjera.

Videon e plotë e gjeni më poshtë: 

Shpërndaje në: