Gashi i PDK-së: Maniaku Sveçla me ndërhyrjen në Dhomën e Përgjimeve, po tenton t’i kontrollojë qytetarët

Gashi i PDK-së: Maniaku Sveçla me ndërhyrjen në Dhomën e Përgjimeve, po tenton t’i kontrollojë qytetarët

Zyrtari i lartë i PDK-së, Ilir Gashi ka reaguar edhe njëherë ndaj ish-ushtruesit të detyrës të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai nëpërmjet një shkrimi në Facebookun e tij thotë se ndërhyrja në Dhomat e Përgjimeve nga Sveçla përveç që ishte jo-Kushtetuese, është tendencë për të kontrolluar jetën e qytetarëve për qëllime politike të shantazhit.

Më tutje, ai thotë se ky është skandali më i madh dhe standardi më i keq që ka provuar të instalojë grupi Kurti.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë që menjëherë t’i fillojnë hetimet për këtë grup dhe të njëjtit të japin përgjegjësi para drejtësisë.”, thotë Gashi.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Asgjë nuk ishte rastësi!

Që nga shkelja e së drejtës Kushtetuese të privatësisë së qytetarëve me vendimin e konfirmuar jo-Kushtetues e duke vazhduar me ndërhyrjet e pashembullta e të paligjshme në Dhomat e Përgjimeve, Xhelal Sveçla, ky manjak i ndërhyrjes në privatësi, konfirmoi edhe një herë tendencën e tij për të kontrolluar jetën e secilit qytetar, me qëllimin e vetëm politik për të shantazhuar dhe përdorur ato informacione për interesa të grupit të tij. Ky është skandali më i madh dhe standardi më i keq që provoi të instalojë grupi Kurti!

I bëjmë thirrje Prokurorisë që menjëherë t’i fillojnë hetimet për këtë grup dhe të njëjtit të japin përgjegjësi para drejtësisë.

Shpërndaje në: