Gashi i LDK-së: Kurti i bëri dëme Kosovës, tash po ofron opsione për Asociacionin

Gashi i LDK-së: Kurti i bëri dëme Kosovës, tash po ofron opsione për Asociacionin

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, i ka humbur Kosovës mundësinë që të përpilojë draft-statutin e Asociacionit.

Ai ka thënë se pas dëmit që ka bërë tash ka dalë me opisone, duke përmendur deklarimin e Kurti që tha se emisari i BE-së të dërgojë në Komisionin e Venecias draftin e Asociacionit.

Kryeministri e ka bë dëmin për më shumë se 365 ditë Kosova është në sanksione pse nuk e ka bërë më herët. Tash pasi e ka bë dëmin e ofron një apo disa opsione. Kurti reagon merr vendime dhe veprime të cilat janë më të këqija të mundshme në këto vite me bisedimet me Serbinë. Marrëveshjet i zbaton me të këqija se ato paraprake. Kosova e ka humb mundësinë për të shkruar draftin është një dëm për Kosovën që mbetet me pasoja si ne aspektin e ndëshkimeve në formën e sanksioneve.” – ka thënë ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shpërndaje në: