Gashani me shkrim skandaloz ofendon gazetarët e analistët pas publikimit të kritikave të Gërvallës për Trumpin e Grenellin

Gashani me shkrim skandaloz ofendon gazetarët e analistët pas publikimit të kritikave të Gërvallës për Trumpin e Grenellin

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Blerim Gashani, më një shkrim skandaloz ka ofenduar gazetarët e analistët me gjuhë të papërmbajtshme.

Shkak i kësaj gjuhe të Gashanit duke se janë bërë mediat për shkak që risollën në vëmendje deklaratat e kryediplomatës, Donika Gërvalla, kundër ish të dërguarit amerikan për dialogun, Richard Grenell dhe kritikave ndaj qasjes së kryeministrit të Kosoëvs, Albin Kurti ndaj presidentit të sapo zgjedhur, Donald Turmp.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin skandaloz të Gashanit:

Analistë që vetëm analistë nuk janë, hyzmeqarë të grupeve të interesit, gazetarë që vetëm gazetarë më nuk janë, zëdhënës oligarkësh, zyrtarë të lartë të rënë nga vakti, funksionarë e politikanë të rrëzuar e, gjithsesi, të rrënuar, që ‘janë të gatshëm të kontribuojnë për çAshtjen’ – sidomos duke nënshkruar diku – dhe kameleonë të tjerë eternalë, që nga dje, nën ethe, me gëzimin e shpresën që ua ushqejnë qarqe që këta i njohin vetëm përmes ndërmjetësve dhe me energji të rilindur, po e mbrojnë superfuqinë më të madhe që ka prodhuar njerëzimi dhe fanarin shëndritës të demokracisë – paramendoni – nga Kryeministri Kurti dhe nga zëvendësja e tij Gërvalla.

Çfarë të themi tjetër, përveç:

Lum miqtë e mëdhenj të Kosovës për këta protektorë!

Shpërndaje në: