Gary Neville i tronditur nga ajo se çfarë pa në Katar: Punëtorët jetonin në kabina
Kanë mbetur më pak se dy muaj deri në fillimin e Botërorit dhe organizatorët në Katar nuk i kanë përfunduar ende të gjitha punët.
Ambienteve të akomodimit për tifozët nga e gjithë bota po i vjen fundi dhe organizatorët po sigurojnë botën se ky do të jetë turneu më i mirë në histori.
Sky Sports do të transmetojë sot një dokumentar të madh për kushtet e punës në kantieret e Katarit dhe një nga të intervistuarit do të jetë Gary Neville.
Ish-reprezentuesi anglez, derisa shkoi vetë në Katar, mohoi historitë për mijëra punëtorë të vdekur, sepse nuk mund të besonte se mund të fshihej para syve të Perëndimit. Por pasi vizitoi Katarin, ai ndryshoi mendje. Ai ishte veçanërisht i tronditur nga ndërtesat ku jetojnë punëtorët.
“Ato janë një lloj kabinash të vogla në të cilat vendi i fjetjes është i ndarë me një perde, dhe ka një dollap të vogël brenda. Kur sheh pasurinë e madhe në të cilën jeton ky vend dhe pastaj shikon se si njerëzit që ndërtojnë stadiumet jetojnë… e kupton se ata bëjnë sakrifica. Thjesht nuk është gjë që mund ta besosh. Është pabarazi që as nuk mund ta imagjinosh, thjesht tronditëse. Ai vend nuk mund të jetë një shtëpi për askënd”, tha Neville.Punëtorët e ndërtimit në Katar paguheshin rreth 270 dollarë në muaj, nga të cilat shumica e parave, më shumë se 200 dollarë, u dërgoheshin familjeve të tyre, kryesisht në Azinë Juglindore. Atyre u kanë mbetur vetëm rreth pesëdhjetë dollarë për nevojat e tyre, raportojnë mediat angleze.
“Më shqetëson sepse në qytet shpenzon shumë për një pjatë me makarona dhe një kafe. E pabesueshme. Nuk do të doja që dikush që njoh, e lëre më një anëtar i familjes sime, të jetonte në kushte të tilla”, tha Neville.
Organizatat e pavarura vlerësojnë se midis 4,000 – 6,500 punëtorë vdiqën në kantieret e ndërtimit në Katar, gjë që organizatorët e mohojnë fuqishëm. Sipas të dhënave të tyre, vetëm tre persona kanë humbur jetën në aksidente në kantiere.