Gary Neville: Ai po bëhet njëri nga lojtarët kryesor të Manchester Unitedit

Periskopi.com Sporti

Gary Neville e vlerëson lartë Juan Matan dhe ka thënë se ai po bëhet njëri nga lojtarët kryesor të skuadrës së drejtuar nga Jose Mourinho

Juan Mata nënshkroi me ‘Djajtë e Kuq’ në kohën e David Moyes, në janar të vititn 2014,  ku u transferua nga Chelsea që në atë kohë drejtohej nga Mourinho, transmeton Periskopi.

“Janë disa shenja në dy ndeshjet e fundit se skuadra po funksionon më mirë kur po është Mata në mesfushë,” ka thënë legjenda e Unitedit për ‘Sky Sports’.

“Carrick e Pogba kanë aftësi të mira, por nuk arrijnë që të jenë shumë të mirë në fazën ofanzive, derisa Mata është i përkryer prapa treshës sulmuese. Mata tani po bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm,” përfundoi Neville.

Mesfushori spanjoll deri më tani ka realizuar 39 gola dhe 32 asiste në 179 paraqitjet për klubin anglez. /Periskopi