Garuesit kosovarë në bodybuilding shkëlqejnë në Rumani: Sjellin pesë medalje nga Kampionati Ballkanik

Garuesit kosovarë në bodybuilding shkëlqejnë në Rumani: Sjellin pesë medalje nga Kampionati Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës në bodybuilding dhe fitnes ka fituar pesë medalje, prej tyre tri të arta dhe të dy të argjendta, në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe U-20, që për dy ditë radhazi u mbajt në Severin të Rumanisë.

Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg, Granit Kuleta -90 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm.

Bajraktaraj fitoi edhe Kupën në kategorinë absolute, duke u shpallur garuesi më i mirë.

Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.

Pjesëmarrjen e ekspeditës tonë në Ballkanik e mbështeti edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me dhënien në shfrytëzim të veturës për udhëtim.

KOK përgëzon suksesin e garuesve tanë dhe të komunitetit të bodybuildingut dhe fitnessit të Kosovës.

Shpërndaje në: