Gareth Southgate reagon fuqishëm, e quan të ‘pafalshme’ atë që është duke ndodhur pas finales së Euro 2020

Gareth Southgate reagon fuqishëm, e quan të ‘pafalshme’ atë që është duke ndodhur pas finales së Euro 2020

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka dënuar abuzimet e ‘pafalshme’ raciste, që po i drejtohen disa futbollistëve pas finales së Euro 2020 kundër Italisë.

Anglia humbi në penallti në terren të vetë të dielën mbrëma, me Marcus Rashfordin, Jadon Sanchon dhe Bukayo Sakan që humbën 11-metërshat e tyre.

Treshja ishte subjekt i abuzimeve raciste në rrjetet sociale, pas ndeshjes.

”Nuk është ajo që përfaqësojmë,” u tha Southgate reporterëve në mëngjes të hënën.

”Ne kemi qenë një dritë që i ka bashkuar njerëzit, të cilët mund të bashkëndjejnë me Kombëtaren, dhe Kombëtarja është për të gjithë në mënyrë që bashkimi të vazhdojë.

”Ne kemi parë fuqinë që ka vendi ynë kur bashkohet dhe e ka energjinë dhe pozitivitetin si e bashkuar.

”Të gjithë duhet ta kujtojnë kur mbështesin skuadrën e tyre se ata gjithashtu përfaqësojnë Anglinë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: