Galtier nuk largohet, do të vazhdojë si trajner i PSG-së

Galtier nuk largohet, do të vazhdojë si trajner i PSG-së

Edhe pse Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë lider në Ligue 1, humbja e fundit nga Rennes ka arritur presionin ndaj Christophe Galtier, i cili gjithashtu u përball me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve.

Por, sipas “RMC Sport”, nuk do të merret asnjë vendim lidhur me të ardhmen e Galtierit, i cili do të vazhdojë të jetë trajner te parisienët.

Pavarësisht dështimit edhe të këtij viti në Evropë, krerët e klubit thuhet se nuk do të nxitojnë në vendim lidhur me të ardhmen e trajnerit, pasi nuk e kanë ende të qartë se kush mund të jetë trajneri ideal për të ardhmen.

Te PSG-ja shpresojnë se pauza ndërkombëtare do t’ua lehtësojë krizën e tyre, dhe pastaj të vazhdojnë rrugën drejt titullit të 11-të në Ligue 1.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, raportohet se do të qëndrojë në Doha gjatë javëve në vijim dhe do të monitorojë situatën – por për momentin, menaxhmenti i klubit do të mbetet ashtu siç është.

Galtier me kampionin në fuqi francez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini prin në tabelë me 66 pikë, shtatë më shumë se Marseille.

Shpërndaje në: