Galeria Kombëtare e Kosovës, publikon ekspozitat e vitit 2017

Galeria Kombëtare e Kosovës, publikon ekspozitat e vitit 2017

Galeria Kombëtare e Kosovës ka publikuar listën e ekspozitave që do të prezantohen brenda vitit 2017, dhe sipas udhëheqësve të këtij institucioni kulturor. Lista e publikuar e GKK-së nis me Zake Prelvukaj,  për të vazhduar më pas poashtu me ekspozitën personale të artistit të ndjerë Halil Muhaxhiri, Mikel Gjokaj, Mehmet Behluli dhe Leunora Salihu, shkruan KultPlus.

Kurse me ekspozitë retropsektivë, në 80 vjetorin e lindjes do të paraqitet ekspozita e Blerim Luzhës, pastaj do të vjen Hanibal Salvaro , qeramist i njohur nga Kroacia, ekspozitë personale, Rosemarie Trockel, ekspozitë personale e artistes së famshme Gjermane, Grayson Perry , ekspozitë personale e artistit Britanez, Osvaldo Cavandoli ( autori i animacionit të famshëm La Linea), Bruno Bozzeto dhe Piero Tonin – ekspozitë kolektive e tre artistëve Italianë.
Brenda vitit 2016, më pas do të prezantohet edhe ekspozitë grupore nga koleksioni Luciano Benneton “Imago Mundi”, Bienali “Gjon Mili”, Çmimi AR, edicioni i dytë, Zef Shoshi me ekspozitë personale në kuadër të bashkëpunimit kulturor Kosovë – Shqipëri dhe The Essence of Existence – ekspozitë grupore e artistëve nga Maqedonia në kuadër të bashkëpunimit kulturor Kosovë- Maqedoni. /KultPlus.com

Shpërndaje në: