Galaxy S9 do të prezantohet më herët

Galaxy S9 do të prezantohet më herët

Raportimet më të reja sugjerojnë se Samsung do të publikojë Galaxy S9 gjatë kongresit botëror (MWA), i cili do të mbahet nga 26 shkurti deri më 1 mars 2018.

Galaxy S9 nuk do të ketë skaner për gishtërinj në vetë ekranin, por do të centralizohet në anën e pasme, me kërkesë të një numri të madh të blerësve, transmeton KosovaPress.

Galaxy S9 do të ketë skaner për gishtërinj nën modulin e kamerës,  dizajn i cili është implementuar edhe te pajisjet tjera, gjë që e bën përdorimin e skanerit më natyral.

Samsung ka hedhur skanerin për gishtërinj në anën e pasme të pajisjeve të veta nga viti 2017. Galaxy S8 dhe Galaxy Note 8 janë përfaqësuesit e parë të cilët përdorin tastierën virtuale home në vend të tastierës standarde.

 

Shpërndaje në: