Galaxy S8 dhe S8+ shfaqen me foto të re! (FOTO)
Korniza e sipërme e të dy modeleve është e ngarkuar me shumë sensorë të ndryshëm. Njëra prej tyre mund të jetë teknologjia e njohjes së fytyrës që gjendet afër kamerës ‘selfie’.
Në anën tjetër, korniza e poshtme është plotësisht e pastër, pasi që pullat tradicionale janë zëvendësuar me pulla virtuale.
Sensori i gishtërinjëve, sipas spekulimeve, është vendosur në pjesën e pasme të pajisjeve.