Galaxy S6 bëhet me Android Oreo

Samsung tashmë ka publikuar versionin beta të Oreo për përdoruesit e telefonit Galaxy S8.
Megjithatë, ky nuk është lajmi i vetëm i mirë për pajisjet Samsung, pasi sipas informacioneve më të reja edhe modeli nga viti 2015, Samsung Galaxy S6 do të bëhet me versionin e ri të sistemit operativ Oreo, transmeton KosovaPress.
Samsung ende nuk ka bërë të ditur datën zyrtare të azhurnimit me sistemin e ri Oreo në modelin Galaxy 6, transmeton KosovaPress.