Galaxy Note 9 do të vijë me 12GB RAM
Pajisja e radhës së Samsung, Galaxy Note 8 pritet të lansohet kah gjysma e dytë e muajit gusht.
Telefoni pritet të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 836, i cili ende nuk është prezantuar, si dhe dy kamera nga ana e pasme, transmeton KosovaPress.
Informacionet më të reja që vijnë nga burime të afërta me Samsung, sugjerojnë se Note 8 do të ketë 8GB RAM. Galaxy Note 8 sipas pohimeve do të quhet “Emperor Edition” dhe do të paraqitet në vetëm disa tregje, derisa pjesa tjetër e botës do të ketë versionin 6GB.
Burime të njëjta sugjerojnë se Galaxy Note 9, i cili pritet të vijë vitin e ardhshëm, do të ketë 12GB RAM dhe kjo nënkupton se do të mund të kemi edhe Galaxy S9 me 10GB RAM.