Gabojnë të fortit e Anglisë: Liverpool ndanë pikët me Brighton, City mposhtet nga Crystal Palace
Manchester City dhe Liverpool nuk kanë kaluar mjaft mirë në këtë xhiro të Premier League.
Skuadra e Manchester City është mposhtur 0:2 nga Crystal Palace, në një ndeshje ku asgjë nuk eci mirë për skuadrën e Guardiolas, shkruan Periskopi.
City ishte në disavantazh qysh pas minutës së gjashtë, kur Wilfried Zaha shënoi për 0:1. Kurse, Aymeric Laporte u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, për të ngushtuar më shumë hesapet e City.
Në pjesën e dytë, ‘Citizens’ provuan me të gjitha forcat por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen nikoqire. Në fundin e ndeshjes Gallagher shënoi për 0:2, duke i mbytur shpresat e City.
Në anën tjetër, Liverpool lëshoi nga dora një epërsi prej dy golave ndaj Brighton. Golat e Henderson e Mane në minutat 4′ dhe 24′ nuk u ruajtën mirë.
Mwepu 41′ dhe Trossard 65′ arritën të barazonin shifrat dhe i dhanë një pikë skuadrës së Brighton.
Tani, Liverpool ka 21 pikë, kurse Brighton mbetet me 15 pikë. Manchester City në anën tjetër mbetet në 20 pikë, kurse Crystal Palace skon në 12 sosh. /Periskopi/