Gabimi që po jua shton rrudhat e qafës
Përdorimi pa limit i smartfonëve na shoqëron vazhdimisht me një seri disavantazhesh duke nisur që nga papastërtitë, aknet në fytyrë, deri te sëmundjet më të rënda të lëkurës. Kjo është arsyeja pse duhet të tregohemi të kujdesshëm me përdorimin e telefonave celularë, sepse efektet negative të tyre nuk kanë fund.
Dermatologia njujorkeze Jeanette Grad shpjegon se pozicionimi i qafës në kohën që përdorim telefonin shkakton rrudha dhe vija të holla në këtë zonë, të cilat me kalimin e kohës theksohen më shumë.
E dini që rrudhat e qafës janë të vetmet rrudha të parikuperueshme në trupin e njeriut? Ato janë i vetmi dëshmitar i moshës së vërtetë të çdo individi, prandaj filloni të evitoni përdorimin e telefonave, sepse shumë shpejt të 30-at do të duken si të 50-at dhe kjo është gjëja e fundit që duam të gjithë apo jo?
Grad rekomandon përdorimin e telefonit në një vijë lineare me shikimin, jo siç bëjmë zakonisht me kokën poshtë.
Shtojini, gjithashtu, rutinës së kujdesit ndaj lëkurës suaj edhe kremin antirrudhë në pjesën e qafës, sepse kështu mund t’i parandaloni. Asnjëherë nuk është vonë.