Gabimi më i zakonshëm të cilin shumica e njerëzve e bëjnë në palestër
Përderisa shumica nga ne e kemi dëshirën për të shkuar në palestër, ka tjerë të cilët e gjejnë motivin për të shkuar çdo ditë, por që nuk arrijnë të korrin rezultate
Sipas shumë trajnerëve dhe ekspertëve të fitnesit, ka disa gabime të cilat shumica e njerëzve i bëjnë në palestër, e të cilat ua pamundësojnë atyre suksesin.
Mes këtyre gabimeve mbetet edhe rutina e ushtrimete fizike.
Filloni t’i ndryshoni ushtrimet të cilat i bëni
Sandy Macaskill, trajner personal, thotë se shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se për ta ndryshuar trupin, duhet ta ndryshojnë edhe rutinën ushtrimore.
Njerëzit vazhdimisht e bëjnë të njëjtin ushtrim, me të njëjtin ritëm, me të njëjtën peshë, dhe brengosen se përse nuk po korrin suksese.
Ai tregon se trupi mësohet me atë që ia kërkoni ta bëjë trupi dhe pastaj fillon të mos i përgjigjet ushtrimeve që i bëni.
Pra, trajnerët rekomandojnë të bëni ushtrime të ndryshme, t’i ndryshoni peshat dhe të kaloni më shumë kohë nën tension të muskujve.