Gabimi më i madh që e bëjnë prindërit: Detyrimi i fëmijëve ta përqafojnë apo puthin një të afërm
Vetëm 1 në 3 persona janë të vetëdijshëm se çfarë nënkupton termi “miratim” apo “pëlqim”.
Dhe është koha kur duhet të fillojmë t’ua mësojmë fëmijëve këtë qysh në moshë të hershme.
Shumë prind e kanë shprehi t’i detyrojnë fëmijët që ta puthin apo përqafojnë një të afërm të rritur.
Por, edhe nëse kjo duket si gjest i pafajshëm, faktikisht nuk është dhe madje ka shumë efekte të mëdha psikologjike te fëmija.
Bright Side ka përpiluar një listë me gjërat të cilat tregojnë se përse detyrimi i fëmijës për t’i përqafuar tjerët është ide e keqe.
Fillojnë të mendojnë se është në rregull që të rriturit t’i prekin
Fëmijët nuk mësojnë vetëm nga prindërit, por edhe nga gjërat dhe personat tjerë përreth. Nëse i lini të afërmit që t’jua përqafojnë fëmijët dhe t’i puthin në faqe secilën herë që takohen, atëherë për fëmijët ky akt normalizohet.
Kjo është e rëndësishme që t’ua mësoni fëmijëve dallimin mes prekjeve të mira e të këqija.
I bën të besojnë se nuk brengoseni për rehatinë e tyre
Nëse fëmija refuzon ta përqafojë tezen, axhën apo ndonjë familjar më të largët dhe ju e detyroni ta bëni atë, atëherë fëmija mendon se ju më shumë e vlerësoni komfortin e të huajve sesa të fëmijës tuaj.
I mëson se të afërmit “nuk mund të jenë abuzues”
Sipas një raporti, në rreth 70 për qind të rasteve fëmijët abuzohen nga anëtarët familjarë.
Duke i detyruar fëmijët që t’i përqafojnë të afërmit që nuk i njohin mirë, ju e nxitni fëmijën të besojë se nuk ka asgjë të gabuar dhe se të afërmit asnjëherë nuk mund të jenë abuzues.
Fëmijët bëhen konfuz – a t’u besojnë të huajve apo jo?
Një moment i thoni fëmijës që të mos flasin me persona të panjohur dhe në momentin tjetër i thoni ta përqafojë apo puthë një të afërm familjar që nuk e njeh.
Sigurisht se familjarët nuk janë vërtet të panjohur, por fëmijët nuk dinë më mirë.
Këto veprime e bëjnë fëmijën konfuz dhe e lënë të mendojnë se a duhet t’i besojnë dikujt apo jo.