Gabimi i tmerrshëm i lojtarit të Leicester që i fali golin West Hamit – duket komedi

Gabimi i tmerrshëm i lojtarit të Leicester që i fali golin West Hamit – duket komedi

Caglar Soyuncu është në mesin e mbrojtësve më të vlerësuar në Premier League, por mbrëmë ai ka lënë shije të hidhur tek tifozët e skuadrës së tij.

Në një ndeshje ku West Ham demoloi skuadrën e Leicester duke e mposhtur me rezultatin 4:1, vëmendje tërhoqi gabimi trashanik i Soyuncu.

Qendërmbrojtësi bëri budallallëk të madh kur luajti një top prapa, pa parë mirë situatën. Topi nuk arriti tek Kasper Schmeichel pasi Michail Antonio vodhi topin dhe e asistoi Benrahma për 2:0, përcjell Periskopi.

Komentet ishin të shumta në videot që shfaqnin reagimin e dobët të Soyuncu.

Më poshtë mund ta shihni videon për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Shpërndaje në: