Gabimet që vazhdoni t’i përsërisni sa herë gatuani!

Gabimet që vazhdoni t’i përsërisni sa herë gatuani!

Nuk fusni produktet në frigorifer edhe pasi i keni prerë

Në momentin që prisni një frut apo perime, përshpejtohet procesi i prishjes. Prandaj kjo do të thotë se nëse do të prisni një shalqi për të ngrënë vetëm një pjesë, pjesa tjetër duhet patjetër të qëndrojë në frigorifer.

Larja e pulës përpara gatimit

Mishi i pulës shpesh fajësohet për përhapjen e salmonelës. Kur keni të bëni me pula të freskëta, mos i lani ato sepse kjo mund të përhapër bakteret në lavaman. Pasi ta gatuani atë, lajini duart mirë dhe mos i prisni kurrë edhe mishrat e tjerë apo perimet në të njëjtën sipërfaqe ku keni prerë edhe pulën.

Ngrirja e ushqimeve në mënyrën e gabuar

Ushqimet që mbahen në ngrirje, duhet të mbështillen fortë me dy shtresa që të mos prishen, por edhe që kristalet e akullit të mos ndyshojnë përbërjen e ushqimit dhe shijen. Nëse i vendosni ushqimet për të ngrirë në një enë, sigurohuni që të lini edhe pak vend bosh që ato të zgjerohen.

Nuk po përdorni termometër ushqimi

Një kuzhinier i mirë, mund të dallojë se ushqimi është gati nëpërmjet shikimit, aromës apo prekjes. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ai është i sigurt për t’u ngrënë. Një termometër ushqimi duhet brenda kuzhinës!

Shpërndaje në: