Gabimet që duhet të shmangni gjatë përdorimit të hekurit të flokëve

Gabimet që duhet të shmangni gjatë përdorimit të hekurit të flokëve

Le të jemi të sinqertë: stilimin e flokëve mund ta realizojë ashtu siç e duam vetëm estetisti. Ndonëse në shtëpi mund të keni një arsenal me pajisje që stilojnë flokët, jemi të sigurtë që gjysmën e tyre nuk dini ta përdorni si duhet. 

Më problematike janë pajisjet e nxehta, ndaj ne do të ndajmë me ju disa këshilla të dobishme dhe gabimet që duhet të shmangni gjatë përdorimit të hekurit të flokëve.

Filloni të përdorni hekurin pa i tharë mirë flokët
Sigurohuni që flokët tuaja të jenë tërësisht të thata përpara se t’i drejtoni me hekur.

Nuk përdorni spërkatës mbrojtës ndaj nxehtësisë 
Janë këto produkte që do të mbrojnë flokët nga nxehtësia dhe nëse ju nuk i përdorni flokët do të digjen dhe do të humbin shkëlqimin brenda një kohe të shkurtër.

Gradoni hekurin në nivelin më të ulët të nxehtësisë
Ju mund të mendoni që nëse ngrohja dëmton flokët, gradimi më i ulët do i mbrojë ato. Ju jo vetëm që nuk shpëtoni prej nxehtësisë por stilimi me nxehtësi të ulët do ju detyrojë t’i bini disa herë flokëve sipër për t’u drejtuar duke rritur rrezikun e djegies.

Mos ushtroni presion dhe mos e tërhiqni me forcë ndërsa po krihni flokët
Kjo teknikë mund të bëjë që flokët tuaj të bien më shumë dhe të dobësohen që në rrënjë.

Gabim: Nuk përdorni krehër kur drejtoni flokët me hekur
Sigurohuni që flokët të jenë të krehur e pa koklavitje, përpara se të përdorni hekurin në mënyrë që gjatë procesit të krehjes me këtë pajisje të mos keni probleme.

Shpërndaje në: