Gabimet që çojnë në pagjumësi
Nuk është e nevojshme të shpjegojmë se përse gjumi është kaq i rëndësishëm për ne. Gjithsesi, shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e gjumit, e vërtetuar kjo edhe nga statistikat.
Mungesa e gjumit shkakton çrregullime të humorit, dhimbje koke dhe shkon deri aty sa dobëson sistemin imunitar. Njerëzit që janë vazhdimisht të privuar nga gjumi, priren të kenë presion të lartë të gjakut dhe diabet. Duhet të dimë se sjellja jonë e ndikon gjumin. Do të ndajmë me ju pesë nga gabimet që mund të favorizojnë pagjumësinë.
Dhoma juaj e gjumit është rrëmujë
Nëse në dhomën tuaj të gjumit vendosni objekte që nuk kanë lidhje me qetësinë dhe relaksin, ky mund të jetë një ndër shkaqet e mungesës së gjumit. Nëse e mban televizorin ndezur, apo përdor pajisje të tjera elektronike, ki parasysh se ato stimulojnë nervat e syve. Kjo shërben për të dërguar një sinjal në pjesë të trupit që kontrollojnë hormonet, temperaturën e trupit dhe funksione të tjera që luajnë rol në gjumin tënd. Mund të duket e vështirë, por nuk duhet të kontrollosh e-mail-et dhe nuk duhet të përdoresh rrjetet sociale përpara se të flesh . Dhoma e gjumit duhet përdorur për t’u qetësuar dhe për gjumin tuaj.
Në dhomën tuaj të gjumit gjenden ngjyra të forta
Nëse ke shumë ngjyra dhe dekor të tillë që ndriçon dhomën tënde, kjo mund të të shqetësojë gjumin. Përdor ngjyra qetësuese, të tilla si jeshilja, bluja dhe grija. Ngjyrat e ndezura janë të përshtatshme në kuzhinë dhe në dhomat e tjera në shtëpi, ku është e nevojshme të sjellësh gjallëri. Ngjyra e verdhë dhe e kuqe, janë ngjyra që japin energji dhe kjo nuk është aspak e nevojshme në dhomën e gjumit. Ngjyrat e ftohta, si bluja, mund të përdoren për të ngjallur një ndjenjë qetësimi dhe për të nxitur gjumin.
Je duke ngrënë shumë sheqerna
Kur hamë ose pimë diçka të ëmbël si karamele, pije me gaz ose energjike, energjitë tona rriten menjëherë. Kjo na stimulon fizikisht dhe mendërisht. Pas konsumimit të sheqernave jo vetëm që do të përballesh me këtë shqetësim, por mund të harrosh fare të flesh. Kjo sepse, ke ndikuar në sistemin tënd të gjumit.
Po fle bashkë me një kafshë shtëpiake
Të flesh me qenin apo macen tënde e prish gjumin. Ata mund të rënkojnë, rrotullohen, e madje mund t’ju shtyjnë ju nga krevati. Ky mund të jetë rezultati kur fle me një qen. Nëse ky është shndërruar tashmë në një zakon për ty, fol me veterinerin tënd për tu këshilluar se si ta trajnosh qenin tënd. Ata përsëri do të duan të struken pranë teje edhe pasi e ke bërë këtë ndryshim, por mos u dorëzo.
Të mungojnë mjetet që e ndihmojnë gjumin
Ka persona të cilëve u nevojiten disa mjete më të veçanta për të bërë një gjumë më të mirë. Nëse hyn tek këta njerëz, mund të blesh një maskë sysh dhe kufje gjumi për veshët. Kjo do të të ndihmojë të mos shqetësohesh nga dritat e rrugës dhe nga çdo dritë tjerët artificiale. Kufjet do t’ju ndihmojnë në rast se partneri juaj gërhet, ose njerëzit e tjerë në shtëpi, janë akoma zgjuar dhe bëjnë zhurmë.