Gabimet që bëjmë për shkak të lodhjes
Ndiheni gjithnjë të lodhur? Bëni kujdes, sepse prej lodhjes mund të bëjmë shumë gabime. Kështu që duke ndryshuar disa sjellje të vogla në përditshmërinë tonë, ne mund të përmirësojmë jetën tonë dhe të jemi më mirë.
Gjatë çdo dite, lodhja rrit nervozizmin, ankthin dhe stresin. Më poshtë janë disa këshilla se si t’i parandaloni simptomat me një stil jete më të lumtur.
Stop!
Lodhja konsiderohet si një nga rreziqet thelbësore të punës dhe duket se është e kushtëzuar nga kohëzgjatja dhe intensiteti i ngarkesës mendore. Qeniet njerëzore nuk janë bërë për të duruar situata stresuese për një kohë të gjatë. Kjo është arsyeja se pse, kur kalojmë një periudhë shumë të ngarkuar në nivel fizik dhe mendor ndihemi si të dërrmuar: simptomat e lodhjes rriten shumë, por edhe nervozizmi dhe luhatjet e humorit.
Mësohuni të pushoni
Sipas studimeve, vëmendja ka një cak dhe ai është 45 minuta. Nëse jeni duke ndjekur studimet ose jeni duke bërë një punë të lodhshme mendore, orët e gjata të pandashme në tryezën e punës nuk do t’ju bëjnë të arrini më parë objektivat tuaja. Mësohuni të përqendroheni vërtet, por mos harroni asnjëherë të bëni pushime të shkurtra. Pushimi ju mundëson të largoni pak mendjen nga problemet, përmirëson produktivitetin dhe ju ndihmon të përpunoni përgjigje më krijuese.
Lëvizja
Kontakti me natyrën sjell përfitime të menjëhershme: vetëm për pak minuta vlerat e gjakut tregojnë një rritje. Ulen nivelet e stresit dhe humori i mirë fillon të dominojë, kjo falë ndikimit pozitiv të dritës së diellit. Nuk mund të dilni? Hapni dritaret dhe merrni frymë thellë. Ajri i freskët është një lloj përkëdhelje për trupin dhe për mendjen.
Kujdes
Kur lodhja bëhet më e madhe gabimet bëhen më të shpeshta…dhe të dhimbshme! Edhe aksidentet më të vogla mund të transformohen në diçka më serioze, sepse kemi më pak aftësi reagimi. Kushtojini rëndësi orëve cilësore të gjumit. Në periudhat në të cilat mund të vuani nga pagjumësia, për shembull gjatë ndryshimit të sezoneve është e rëndësishme të ndiqni një ushqyerje natyrale të pasur me drithëra integrale dhe pa yndyra. Ndërkohë që nuk duhet të përdorni kompjuterin dhe tabletin në orët e vona dhe për një kohë shumë gjatë. Dëshironi të ndillni gjumin? Mjafton të hidhni pranë jastëkut tuaj disa pika të vogla vaj esencial livandoje për të fjetur shpejt dhe mirë.
Dieta ndihmon
Niveli i lartë i sheqerit dhe i yndyrave nuk dëmtojnë vetëm dhëmbët, por një ndikim negativ i tyre vihet re edhe te humori. Për të luftuar nervozizmin, lodhjen kronike dhe rënien e vëmendjes gjejeni ndihmën te natyra. Pra, zgjidhni dietën e duhur. Hani sa më shumë sup, bishtajore dhe fruta të thata. Ndërkohë që një efekt shumë të mirë në shëndet ju sjell edhe gjumi i paktë që mund të bëni gjatë ditës.