Gabimet që asnjëherë gratë nuk duhet bërë me të brendshmet
Duhet të shmanget përdorimi i të brendshmeve dy ditë rresht, veshja e tangave si dhe përdorimi i detergjentit të parfumuar për të larë të brendshmet: mund të duken detaje të parëndësishme, por në realitet këto zakone të gabuara mund të shkaktojnë infeksione serioze.
Të veshësh tanga
Konsiderohen shumë seksi, por ato gjithashtu janë bartëse të rreziqeve të mundshme shëndetësore, sepse mund të lehtësojnë transferimin e ‘Escherichia coli’ në pjesën intime. “Nëse nuk ju pëlqejnë të brendshmet tradicionale dhe mendoni se tangat janë më të rehatshme, atëherë është e këshillueshme që t’i përdorni ato me rotacion, por të keni kujdes që të zgjidhni ato të pambuktat që vishen mirë, t’i ndryshoni ato çdo ditë dhe të mos i përdorni për të fjetur”, paralajmëron Dr. Octavia Cannon, nënkryetare e Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve. Por, në rast se jeni të prirë ndaj infeksioneve vaginale, zgjidhja e vetme është t’i zëvendësoni ato me të brendshme tradicionale.
Të zgjedhësh materiale jo të pambukta
Është e vërtetë që të brendshmet e mëndafshit dhe dantellës janë joshëse, por është më mirë t’i përdorni për raste të veçanta, duke zgjedhur për të përdorur çdo ditë ato prej pambuku të butë, gjë që ndoshta do të ishte më banale, por sigurisht më e sigurt nëse dëshironi të shmangni infeksionet. “Nëse dëshironi të bleni të brendshme të prodhuara me materiale të tjera, sigurohuni që kudo ku të jetë e mundur të ketë të paktën një copë pambuku”, rekomandon Dr. Cannon përsëri.
Të mos ndërrohesh pas palestrës
Kur përfundoni aktivitetet fizike, është më mirë të ndërroni të brendshmet tuaja, përveç veshjes tjetër. “Kërpudhat dhe bakteret duan vende të ngrohta, të lagështa dhe të errëta dhe ky përshkrim përshtatet në mënyrë perfekte me të brendshmet e djersitura”, thekson gjinekologia.
Të përdorësh një detergjent të parfumuar
Kimikatet e përdorura për t’i dhënë detergjentit aromën e mirë të luleve në të vërtetë mund të irritojnë pjesët intime, ku lëkura është më e ndjeshme. “Për të mos rrezikuar, është më mirë të përdorni detergjente pa aromë”, rekomandon Cannon.
Madhësia e pasaktë
Të brendshmet shumë të ngushta mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, kështu që duhet t’i zgjidhni në bazë të përshtatjes dhe rehatisë dhe jo vetëm sipas madhësisë së treguar në etiketë. “Nëse mbathjet lënë shenjat në lëkurë, kjo mund të rrisë rrezikun e infeksioneve vaginale dhe skuqjes”, paralajmëron ekspertja.
Të përdorësh të njëjtat mbathje për më shumë se një ditë
E njëjta gjë vlen edhe për mbathjet e djersitura pas palestrës: mbathjet e pista janë terren pjellor për bakteret dhe infeksionet, kështu që është e këshillueshme që ato të ndryshohen çdo ditë, si dhe t’i rezistojmë tundimit për të rimarrë ato të ditës së mëparshme nga shporta e koshit, edhe nëse nuk kanë njolla apo vishen nga ana e pasme.