Gabimet më të shpeshta që i bëjnë femrat pasi t’i lyejnë flokët
Kujdesi ndaj flokëve të lyer është më specifik në krahasim me kujdesin për flokët e palyer, por shumë femra edhe pse ndryshojnë ngjyrën e flokëve në sallon vazhdojnë t’i lajnë e t’i trajtojnë flokët sikur të mos i kishin lyer.
Cilat janë gabimet më të shpeshta që i bëjnë femrat pasi t’i lyejnë flokët?
Ndiqni këto këshilla;
Mos i lani flokët deri në 72 orë pasi t’i keni lyer. Prisni deri në 3 ditë që rrënja e flokëve ta përthithë mirë ngjyrën në mënyrë që kjo e fundit të zgjasë sa më shumë.
Mos i lani flokët shumë shpesh dhe përdorni produkte për flokë të lyer.
Shpëlani flokët me ujë të nxehtë, kur në të vërtetë shpëlarja e fundit duhet bërë me ujë të ftohtë.
Nuk përdorni balsam. Ky produkt krijon një shtrsë mbrojtëse për flokët që mund të pengojë shpëlarjen e bojës.
Përdorimi i tepruar i mjeteve të nxehta pa përdorur sprej mbrojtës do i dëmtoj flokët dhe ngjyrën tuaj.