G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të rënda ndaj Rusisë
Udhëheqësit e demokracive kryesore të G7 përsëritën të shtunën një zotim për të vazhduar imponimin e masave të rënda ndaj Rusisë për luftën me Ukrainën, përmes sanksioneve, kontrolleve të eksporteve dhe masave të tjera.
G7 u zotua po ashtu për mbështetje të Kievit për aq kohë sa të duhet, raporton Reuters.
“Rusia Mbetet pengesa e vetme për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të botuar të shtunën.