Fytyra e boksierit është shkatërruar nga lufta me ariun që ia vrau shokun
Një boksier hero i cili luftoi me ariun që i vrau një prej miqve të tij në një udhëtim peshkimi, ka mbetur gati i panjohur nga lëndimet.
Ilya Medvedev, 24-vjeçar, bëri paraqitjen e parë publike pasi theri për vdekje një ari që e sulmoi atë dhe shokun e tij, Vyacheslav ‘Slava’ Dudnik, 48-vjeçar, transmeton Periskopi.
Slava nuk i mbijetoi sulmit, por boksieri i ri premtues arriti të luftonte dhe ta vriste kafshën.
Boksieri, i cili ka marrë pjesë në kompeticione nacionale, fillimisht ishte munduar ta qëllonte bishën në tentativë dëshpëruese për ta mbrojtur veten.
Mirëpo, pasi ariu ia hoqi revolen nga dora, ai u detyrua ta kryente punën me thikë.
Ilya u dërgua në spital me varkë, ku ka qenë duke u rikuperuar nga lëndimet e rënda në kokë dhe gjymtyrë.
Ai pritet t’i nënshtrohet një operimi për rikonstruktim fytyrë, derisa po vazhdon rikuperimin nga sulmi në tetor. /Periskopi.com/