Fyerjet e Kurtit ndaj opozitës, Ymeri: Është jetike për Kosovën që VV-ja mos me qenë në Qeveri
![Fyerjet e Kurtit ndaj opozitës, Ymeri: Është jetike për Kosovën që VV-ja mos me qenë në Qeveri](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2022/09/visar-ymeri-800x450-1.jpg)
Analisti Visar Ymeri i ka komentuar fyerjet e Dimal Bashës dhe kryeministrit Albin Kurti ndaj opozitës.
Ai ka bërë me dije se kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë ndërmend me u përmirësuar.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se për Kosovën është jetike që VV-ja të mos jetë pjesë e Qeverisë së re.
“E ngut Kurtin, e pamë më herët Dimal Bashen. Këto janë shenja të qarta se këta njerëz nuk e kanë ndërmend me u përmirësu, në sjelljen e tyre politike po flas gjithnjë. Dhe çfarëdo forme e relativizmit nëpër studio apo kudo qoftë, që thonë ka qenë në fushtë, vetëm sa e vazhdon qet sjellje në politikë. Është e rëndësisë jetike për Kosovë që VV-ja mos me qenë në Qeveri. Unë nuk jam prej atyre që them që duhet me u shpartallu LVV-ja, mendoj që duhet me u përmiresu, mirëpo LV-ja një e përgjithmonë me e marr mësimin, leksionin. Megjithatë, unë mendoj se populli ia ka dhënë një far leksioni në mënyrë që edhe këta me e pasë kohen e tyre për reflektim”, ka thënë Ymeri.