Fyerjet e Kurtit ndaj ndërkombëtarëve, Peci: E pret fati i njëjtë si Zelensky në Shtëpinë e Bardhë

Ish-ambasadori Lulzim Peci dhe drejtori i KIPRED, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7.
Peci u pyet se çka e pret Kosovën në raport me SHBA-të në rast se Albin Kurti do të jetë sërish kryeministër i vendit,
Sipas Pecit, Kurtin mund ta pret ‘fati’ i njëjtë si ai i presidentit të Ukrainës, Volodymys Zelensky gjatë takimit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
”Nëse Albini bëhet kryeministër i vendit dhe dëshiron të ketë raporte me SHBA-të, duhet të jetë përafërsisht një skenar që po e shohim me presidentin Zelensky. Nëse Kurti dëshiron t’i rregulloj këto raporte, ai duhet të kërkoj falje për çka ka bërë deri më tani dhe si është sjellë me administratën amerikane”, u shpreh ai.
VIDEO:
Çfarë ndodhi në takimin SHBA-Ukrainë?
Në fillim dukej si një takim paqësor mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, por shumë shpejt u kthye në një përballje të ashpër, duke parë edhe një shpërthim real të Trump, me tone deri diku të ashpra.
Pasi Zelensky i kërkoi Trumpit të mos kishte kompromise me Vladimir Putin sa i takon negociatave të paqes, Trump dukej në linjë të qartë dhe tha se interesi i SHBA-ve ishte çfarë e drejtonte atë drejt marrëveshjes së mineraleve të rralla me Ukrainën dhe bisedimeve me Rusinë.
Por menjëherë pas, Trump filloi të radhisë disa aspekte të luftës sipas tij, që reflektojnë se Ukraina nuk e ka fuqinë për të pasur zë në negociata.
Me një ton të ashpër dhe të irrituar nga prania e Zelenskyt, Trump tha: “Duhet të jeni mirënjohës. Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes kështu. Ju nuk keni mjaftueshëm trupa. Nuk mund të na thoni ne e doni apo jo një marrëveshje armëpushimi”.
Më tej, Trump ia preu shkurtimisht Zelenskyt: “Ose bëni marrëveshje, ose ne largohemi”.
Menjëherë pas i përmendi ndihmat e armëve, duke thënë se po të mos ishte për armatimet amerikane, Ukraina do të ishte pushtuar.
Zelensky iu përgjigj aty se këtë fjali e ka dëgjuar nga Vladimir Putin, tre ditë pas luftës.
Më pas, Trump replikoi: “Jeni duke treguar mungesë respekti për vendin tonë. Unë e di se ju (Ukraina) nuk jeni duke fituar”.
Në bisedë më pas është futur edhe zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili i ka thënë Zelenskyt se në Ukrainë nuk kanë mbetur më burra për të luftuar.
Zelensky i është përgjigjur menjëherë: “Ejani dhe shiheni”.
Teksa, Trump, është futur më pas menjëherë për t’i ndarë të dy me një ton edhe më të ashpër, duke i kërkuar Zelenskyt të jetë “më falënderues me të”.
“Unë ju dhashë Javelin (raketa). Obama ju jepte shkresa. Kjo është e gjitha. Unë ju dhashë Javelin. Duhet të jenë më falënderues”, i është kthyer atij Zelenskyt, i cili edhe pse kërkoi të fliste, nuk është lejuar nga Trump.
Më tej, ai i tha edhe se Zelensky “po luan kumar me Luftën e Tretë Botërore”.
Ndërsa, pyetjes së gazetarëve nëse do të vijojnë dot negociatat me Zelenskyn pas kësaj, Trump iu përgjigj: Nuk e di, të shohim.
Prishet marrëveshja SHBA-Ukrainë: Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pas debateve me Trump