Futbollistja Kosovare Asllani pozon për revistën e njohur ‘Elle’
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, ka pozuar për revistën e njohur “Elle” të edicionit të Suedisë.
Ajo për këtë intervistë ka folur edhe për krahasimin që i është bërë vazhdimisht me Zlatan Ibrahimoviqin.
Së fundmi, sulmuesja e Manchester Cityt ka promovuar mbathjet e reja të kompanisë Nike, derisa ka thënë se ajo dhe Ibrahimoviq nuk kanë asgjë të përbashkët.
“Prejse kam filluar të luaj futboll njerëzit kanë bërë krahasime mes nesh. Nuk besoj se kemi të përbashkëta, është vetëm koincidencë që kemi luajtur në të njëjtat klube dhe qytete. Ky është dallimi mes personit që paraqiteni në media dhe privatisht. E kam takuar disa herë, por nuk mendoj se kemi ngjashmëri”, ka thënë Kosovare Asllani. / KultPlus.com