Futbollisti ukrainas ish-lojtari i Liverpoolit që punonte në Moskë, bën gjestin e madh për atdheun e tij
Ish-sulmuesi ukrainas i Liverpool -it, Andriy Voronin është larguar menjëherë nga Moska me familje e ti, ku shteti Rus sulmoi dhe bombardoi vendin e tij të lindjes, Ukrianën.
42-vjeçari shërbente si ndihmës menaxher në Dynamo Moskë përpara se Vladimir Putin të pushtonte vendlindjen e tij Ukrainën, por tani ai thotë se “nuk mund të punojë më në vendin që po bombardon atdheun tim”, përcjell Periskopi.
Në një intervistë emocionale me gazetën gjermane Bild mes lotësh, Voronin u shgpreh.
“Ne dolëm nga Moska para se të bllokohej plotësisht. Nuk mundëm të aeteronim në Dusseldorf, kështu që fluturuam përmes Amsterdamit. Babai im, vjehrra, gruaja dhe fëmijët janë këtu tani.
“Kam katër ditë që nuk jam mirë. Shume keq. Kur shoh të gjitha fotot nga vendlindja, kur shoh lajmet. E gjitha është si një film. Por një film horror. Nuk më kanë mbetur shumë fjalë”, u shpreh ai.
Андрей Воронин покидает «Динамо»
Футбольный клуб «Динамо» и помощник главного тренера Воронин достигли соглашения о расторжении контракта по соглашению сторон. pic.twitter.com/JLuWFga8SK
— ФК «Динамо» Москва (@fcdynamo) March 1, 2022
Të martën në mëngjes, Dinamo e Moskës konfirmoi largimin e Voronin, me klubin duke postuar në Twitter se kontrata e tij ishte ndërprerë me pëlqim reciprok.