Futbollisti turk pësoi lëndim të rëndë gjatë kohës kur ra tërmeti, kërceu nga kati i dytë i banesës
Një nga emrat më të folur pas tërmetit në Turqi ishte edhe mbrojtësi Barıs Basdas, i cili luan tek Yeni Malatyaspor.
Nga tërmeti fundit ka mbetur i lënduar rëndë lojtari 33-vjeçar i Yeni Malatyaspor, Barıs Basdas.
Sipas mediave turke, futbollisti 33-vjeçar ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar në spital.
Menaxheri i Basdas, Serdar Topcu, tha në një deklaratë për gazetën gjermane Bild se futbollisti 33-vjeçar u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij nga katin i dytë gjatë tërmetit dhe u plagos rëndë në këmbë dhe u dërgua në spital.