Futbollisti shqiptar Kristjan Asllanin i gatshëm ta zëvendësojë Brozovicin te Interi
Lëndimi i Brozovicit paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Kristjan Asllanin, i cili mund të debutojë si titullar me Interin në ndeshjen e së shtunës kundër Romës.
Asllani ka folur para këtij dueli, ku tha se është i gatshëm të luajë.
“Është gjynah që kemi humbur Marcelo Brozovicin”, tha shqiptari për Tuttosport.
“Por nëse vjen radha ime, jam gati. Do të përpiqem të jap më të mirën”, përfundoi ai.
Ndeshja mes Romës dhe Interit luhet të shtunën nga ora 18:00.