Futbollisti që pësoi sulm në zemër në fushë kishte dështuar në testet mjekësore te klubi nga Premier League

Futbollisti që pësoi sulm në zemër në fushë kishte dështuar në testet mjekësore te klubi nga Premier League

Sulmuesi ganez, Raphael Dwamena është në gjendje stabile pasi kolapsoi pas një komplikimi në zemër në ndeshjen e Kupës së Austrisë.

Ish-objektivi i Brightonit, 26-vjeçar, kolapsoi në ndeshjen e parë të ndeshjes së Blau-Weiss Linz kundër Harterg, transmeton Periskopi.

Mjekët reaguan me shpejtësi ndaj incidentit dhe ndeshja eventualisht u pezullua.

Jeta e Dwamenas, qartazi në rrezik, u shpëtua nga një defibrilator (paisje që i jep shok elektrik zemrës kur pacienti pëson sulm në zemër), të cilin ai e kishte instaluar në vitin 2020.

Trajneri i tij, Stefan Reiter konfirmoi se paisja funksionoi dhe doktorët arritën ta stabilizojnë.

Karriera e Dwamenas ishte vënë në pritje tre herë për shkak të problemeve me zemër.

Sulmuesi mungoi më shumë se një vit prej tetorit 2019.

Dhe këto probleme ia pamundësuan transferimin 12 milionësh te Brightoni më 2017, teksa testet mjekësore zbuluan probleme në zemër.

Dwamena iu bashkua skuadrës nga liga e dytë austriake vetë dy javë pasi Christian Eriksen kolapsoi në fushë në Euro 2020. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: